|
Kuvendi i Lagjes
ENED MATO CV
Edukimi
1999 – Vazhdon studimet e pjesshme në Universitetin e Drejtësisë, Bolonjë.
2005 – Diplomuar pranë Universitetit të Shkencave Sociale në Tiranë, dega Punë Sociale.
2008 – Kurs pasuniversitar “Trajner Europian”, Universiteti i Tiranes/Komisioni Europian.
Eksperienca dhe kualifikime
• Drejtues i organizatës “PASS”
• Drejtues i organizatës sportive “Nënujsat”
• Drejtues i lëvizjes “Aksion Vullnetar”.
• Drejtues i Kampit Veror në Jal. (viti 2000 – 2006)
• Aktivist i lëvizjes “Mjaft”.
• Aktivist i “Eko-lëvizjes”.
• Aktivist pranë “Këshillit Britanik Shqiptar”.
• Aktivist i “Këshillit Rinor Shqiptar”.
• Anëtar i organizatës “Aeronautika Shqiptare”
• Anëtar i organizatës mjedisore “Masmedia dhe Mjedisi”
• Anëtar i Komisionit Qytetar për Mbrojtjen e Mjedisit, pranë Bashkisë së Tiranës.
• Ndihmës instruktor për zhytjet me polumbarë.
Çmime
• “Vullnetar i Vitit”, 2002.
• Fitues i çmimit të parë në Festivalin Internacional të Goricias, “Under 20”,(Italy)
• Fitues i çmimit të parë “Albert Einstein”, në festivalin e Filmit Vullnetar, Bosnjë 2005.
• Fitues i çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar “Ëorld Contest”, 2001 Kaliforni,USA
• Fitues i Programit “Bota për Ndryshim”, Fondacioni Vodafone Shqipëri.
Eksperienca të rëndësishme
Aksesi Rinor
Në vitin 1998, Enedi fillon të punojë pranë Qendrave Rinore të Gjirokastrës, Sarandës, Korçës duke ndihmuar organizatat rinore të këtyre rretheve për arritjen e qëllimeve të rëndësishme në fushën e aksesit rinor. Gjatë kësaj kohe krijon dhe eksperiencat e para në drejtimin e projekteve rinore duke siguruar vazhdimisht këshilla praktike në fushën e aktiviteteve rinore, në projektet dhe programet për rininë.
Enedi drejton prej vitesh Kampin Rinor në Jal, duke menaxhuar me sukses një nga qëndrat më të rëndësishme të aksesit rinor në Shqipëri, është anëtar i grupit organizativ të Shkollës verore “Le të fillojmë”, (Let’s get started, 2005), për Këshillin Britanik,etj.
Vullnetarizëm
Fitues i festivalit “Albert Ajnshtajn”, për vullnetarizmin në Bosnje-Hercegovinë. Vlerësohet “Vullnetari i Vitit” nga UNV Shqipëri. Themelon dhe drejton lëvizjen Aksion Vullnetar, e cila përfshiu në një aksion të vetëm 500 të rinj dhe të reja vullnetarë nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova. Enedi gjithashtu njihet për kontributin e çmuar të dhënë pranë lëvizjes “Mjaft”, “Eko-Lëvizjes”, “Bashkisë së Tiranës”, “Qeverisë Studentore Shqiptare” dhe “Këshillit Rinor Shqiptar”. Kontributi i tij vullnetar vazhdon ende sot në mbështetjen dhe ekspertizën ndaj lëvizjes më të fundit “Aksionit Civil”.
Ndihma Sociale
Enedi ka punuar dhe drejtuar disa projekte të rëndësishme në fushën e ndihmës sociale ndaj grupeve më të rrezikuar. Ai ka eksperienca pune pranë jetimores “Kinderhaus Tirana”, pranë Qendërs së Menaxhimit të Kopshteve dhe Çerdheve, (Bashkia Tiranë), ka drejtuar projektin për regjistrimin dhe strehimin e të pastrehëve Rom dhe Egjiptian me Bashkinë e Tiranës dhe ka qenë ndërmjetës i komunitetit për problemet e ndryshme, në projektin “Lagja ime, shtëpia ime”, (financuar nga Ambasada Amerikane).
Mjedisi
Enedi ka qenë vazhdimisht në krye të punës për mbrojtjen e mjedisit dhe ka drejtuar disa fushata të rëndësishme mjedisore. Në vitin 2001 është shpallur fitues i konkursit ndërkombëtar amerikan “Earth Contest”, me projektin “Të rinjtë eko-turistë”. Po në këtë vit specializohet për menaxhimin e parqeve nënujore në “Blue School”, (Barcelonë), drejtuar nga WWF. Merr pjesë aktive në monitorimin e bimësisë dhe gjallesave nënujore në projektet “Në kërkim të Caulerpa-Taxifolia” dhe “Monitorimi i Posedonias”,(financuar nga “GEF”), në studimin nënujor të portit të Durrësit, Vlorës dhe Sarandës, (financuar nga “Banka Botërore”). Në vitin 2002 drejton fushatën mjedisore “Për një Tiranë më të pastër”, ku u angazhuan gjerësisht komuniteti i Tiranës, të rinjtë vullnetarë, Bashkia e Tiranës, Ministria e Mjedisit, Ministria e Mbrojtjes dhe shumë biznese në kryeqytet.
Gjatë viteve, Enedi ka drejtuar disa evenimente të rëndësishme mjedisore si; “Dita e Tokës”, “Panairi i problemeve mjedisore”, “Dita Ndërkombëtare e Mjedisit”, “Dita pa makina” dhe shumë aktivitete të tjera duke afruar të rinjtë vullnetarë dhe komunitetin sa më pranë çështjeve mjedisore. Në vitin 2003, bëhet pjesë e lëvizjes qytetare për mbrojtjen e Gjirit të Vlorës, duke organizuar disa aktivitete të njëpasnjëshme për ndërgjegjësimin e publikut dhe apelimin ndaj institucioneve përgjegjëse. Gjatë vitit 2004 – 2005 ka punuar pranë Bashkisë së Tiranës, për hartimin e “Strategjisë Qytetare për Mjedisin”. Së fundmi ka qenë një ndër organizatorët dhe drejtuesit e fushatës mjedisore “Jeto Gjelbër”, e cila përfshiu të gjithë vendin, nëpërmjet Karavanit të organizuar nga “Lëvizja Mjaft”.
Menaxhimi i projekteve
Në fushën e projekteve Enedi ka një eksperiencë 10-vjeçare, fillimisht si zbatues dhe më pas si drejtues i tyre. Nevoja për të eksploruar dhe punuar, e ka shtyrë atë të punojë në disa fusha njëkohësisht duke paraqitur projekte, programe dhe nisma shumë të vlefshme për shoqërinë, mjedisin dhe rininë në veçanti. Kjo eksperiencë e tij, ka shërbyer për organizimin e aktiviteteve dhe projekteve të disa prej organizatave më aktive në Shqipëri. Gjatë veprimtarisë së tij ai ka themeluar dy shoqata të suksesshme që veprojnë në fushën e mjedisit, në fushën sociale, në edukimin sportiv dhe aventurë.( Shoqata Programi i Alternativave Social-Stimuluese, “PASS” dhe Klubi Sportiv i Zhytësave, “Nënujsat”. Gjatë kësaj kohe ka drejtuar me dhjetëra projekte mjedisore, sociale, rinore dhe disa aksione vullnetare si; “Eko-turistët e rinj”, (financuar nga Soros), ”Eko-Kinemaja”, (financuar nga Këshilli Britanik Shqiptar), ”Agjencia e Punësimit Rinor”, ““Keshillat e Lagjeve”(Bashkia Tiranë), “Qendra AKSES”,(MTKRS), etj. Enedi është specializuar në disa shkolla verore brenda dhe jashtë vendit për hartimin dhe zbatimin e projekteve, gjithashtu ai ka ndihmuar vazhdimisht në këtë fushë, me idetë dhe punën e tij.
Mas-Media
Enedi zotëron njohuri dhe aftësi të mira në fushën mediatike. Që në vitin 1997 ai ka punuar në Agjensinë Telegrafike Shqiptare dhe ka zhvilluar kërkime të vazhdueshme për problemet e rinisë shqiptare.Ai është fitues i festivalit të filmit dokumentar “Under 20” , në Itali. Ka punuar për festivalin e filmave dokumentarë për trajnimin e të rinjve të moshës 14 -18 vjeç,. Ka drejtuar disa aktivitete në këtë fushe si “Eko-Kinemaja”, “12-Orë Film”, “Nata e Bardhë”, etj. Njeh mirë paisjet dhe programet e medias, ka zhvilluar filmime nënujë.
Aktivitete sportive
Në vitin 1999 Enedi themelon klubin sportiv “Nënujsat”. Trajnon të rinjtë në sportin e zhytjes me bombula. Bashkëpunon me organizatën Aeronautika Shqiptare, për zhvillimin e turizmit sportiv dhe aventurë. Enedi ka drejtuar disa aktivitete sportive dhe ndërgjegjësuese si Dita e biçikletave, Natyra, dëshira ime, Ditari i Syrit të kaltër, Ditët e Eko-Turizmit Shqiptar, Organizimi i Fushimeve rinore, etj.
Turizëm
Punon në agjencinë turistike “Parnas”, në Sarandë, zbaton disa programe turistike në Shqipëri për promovimin e eko-turizmit dhe turizmit aventurë. Njeh mirë turizmin nënujor dhe është trajnuar në Austri për menaxhimin e “Qendrave Rinore të Mikpritjes”, (Youth Hostel).
Aftësi
Gjuhë të huaja Anglisht – good (e folur dhe e shkruar)
Italisht – good (e folur dhe e shkruar)
Gjermanisht – adequate (e folur dhe e shkruar)
Programe kompjuterike Windows, MS Word, MS Excel, Poëer Point, Page Maker, Adobe Photoshop, Macromedia Dreamweaver, Flash, etj.
Të dhëna personale
Emri : Ened
Atësia : Xhemal
Mbiemri : MATO
Ditëlindja : 27 / 10 / 1980
Vendlindja : Tiranë
E-mail: enedmato@hotmail.com
Adresa: Rruga “Behar Shtylla”, pallati 3, kati 8,
Tel: 0672049164
Kuvendilagjes.com ~
Site Info
Whois
Trace Route
RBL Check
|
|
alba-portal.com - Çelësi muzikes shqip, mp3 shqip,muzik shqip,mp3 shqip,lajme shqip dhe tallava
mp3shqip,Lundrim në tërësi. mp3 shqip, Këtu gjinden të gjitha, muzik shqip,muzike shqip,Lajme,lajme shqip, hitet shqip,tallava,lajme,biznesi,diskutime,regjistri,linka,
Alba-portal.com ~
Site Info
Whois
Trace Route
RBL Check
|
|
PASS faqja kryesore
Faqja Kryesore pershkrimi
VEPRIMTARIA E SHOQATËS
PROGRAMI I ALTERNATIVAVE SOCIAL STIMULUESE – “PASS”
Qëllimi jonë është të zhvillojmë komunitetet tona, duke krijuar hapësira për të rinjtë nga vetë të rinjtë.
Objektivat e shoqatës “PASS” janë :
Perkrahja aktive e komunitetit dhe motivimi per te rritur pergjegjesine sociale dhe mjedisore, te çdo pjestari te tij.
Njohja e publikut te gjere me konceptin e sherbimeve sociale dhe permiresimi i strukturave pergjegjese ne sherbimet publike.
Dhenia e ndihmes per sigurimin e qendrueshmerise sociale dhe mjedisore dhe hartimi i programeve te reja, qe mbeshtesin zgjidhjet e qendrueshme.
Avokatesimi dhe promovimi i interesave komunitare dhe aftësimi i vullnetarëve të zgjedhur brenda komunitetit, për të mbrojtur dhe drejtuar interesat më të mira të tij.
Inkurajimi i anetareve te komunitetit per me shume pjesemarrje ne vendimarrje dhe forcimi i marredhenieve midis Shtetit Shqiptar dhe qytetareve te tij .
Sherbimi si nje qender e informacionit dhe e komunikimit per njerezit dhe ofrimi i ndihmes teknike, organizative, humanitare, keshilluese dhe ligjore, per njerezit me ne nevoje dhe grupet shoqerore te rrezikuara.
Identifikimi dhe monitorimi i shqetesimeve kryesore te komunitetit dhe mjedisit, per te ndihmuar me mire ne hartimin e politikave per mbrojtjen e komunitetit dhe grupeve te rrezikuara.
Angazhimi i studenteve në sherbimet komunitare ne Tirane dhe ne rrethet e tjera te Shqiperise, per te siguruar mundesi me te mira per edukimin profesional te studenteve, permes projekteve dhe praktikave.
Puna per realizimin e ketyre qellimeve, nepermjet projekteve dhe aksioneve vullnetare.
Kush është PASS ?
PASS është një skuadër të rinjsh që duan të përmirësojnë situatën e vështirë në të cilën jetojmë. Anëtarët e PASS janë studentë, aktivistë të shoqërsië civile, vullnetarë dhe specialistë të fushave të ndryshme.
Shoqata PASS ka një eksperiencë disa vjeçare në punën me komunitete, në disa nga lagjet e Tiranës, Durrësit dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë. “Lagjja ime, Shtëpia ime”, “E shtuna vullnetare për një Tiranë më të pastër”, “Të rinjtë në Aksion”, “Për një Durrës më të pastër”, “Projekti Rinor Qytetar”, “Kuvendi i Lagjes” dhe të tjera, janë disa nga projektet që shoqata ka realizuar me komunitetet e qytetit tonë. Këto projekte janë realizuar me sukses dhe kanë ndihmuar konkretisht organizimin në komunitet, (bashkangjitur këtij seksioni janë edhe fotografitë e aktiviteteve, për më shumë shih profilin dhe veprimtarinë e shoqatës PASS, www.pass-al.org , www.kuvendilagjes.com , www.projektiqytetar.com ).Ne jemi prezent në problemet e komunitetit përmes aksioneve konkrete dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale, komunat dhe prefekturat. PASS ndihmon vazhdimisht në punën e autioriteteve lokale për evidentimin e problematikave të komuniteteve dhe për propozimin e ndërhyrjeve sa më efikase.
PASS është anëtare e Këshillit Qytetar për Mbrojtjen e mjedisit pranë Bashkisë së Tiranës. Shoqata ka dhënë kontribut në hartimin e strategjive dhe planeve të veprimit të Bashkisë së Tiranës në fushën e mjedisit. Advokatimi i komuniteteve tona para autoriteteve lokale ka qenë dhe do të jetë përgjegjësi e rëndësishme e shoqatës sonë.
Ne punojmë ngushtë me organiziatat më aktive në fushën sociale dhe mjedisore.Ne kemi punuar me Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me Ministrinë e Mjedisit, me lëvizjen MJAFT, Këshillin Rinor Shqiptar, Qeverinë e Studentëve, Masmedia dhe Mjedisi, Nënujsat, etj.etj. PASS është një partnere korrekte në punën në grup.
PASS ka ofruar vazhdimisht ndihmë në projekte të rëndësishme mjedisore,sociale,rinore dhe
Projektet kryesore të organizatës PASS janë: 1)Qendra e Mikpritjes për familjet në nevojë (të pastrehët).2) E shtuna vullnetare në lagje, (lëvizja aksion vullnetar), për përfshirjen aktive të banorëve në zgjidhjen e problematikave të komunitetit. 3) Programi AKSES, për edukimin dhe integrimin e të rinjve në zonat rurale. 4) Zyra e punësimit, për lehtësimin e tranzicionit nga shkolla në punë.5) Projekti Rinor Qytetar. 6) Kuvendi i Lagjes. 7) Q.Komunitare.
Pass-al.org ~
Site Info
Whois
Trace Route
RBL Check
|
|
|
|