|
IPA faqja kryesore
Faqja Kryesore 1
Instituti i Projekteve Arsimore (IPA) është themeluar në vitin 1995 si rezultat i vullnetit të shtatë ekspertëve të fushës së edukimit, me qëllimin për të prezantuar dhe avancuar më tej çështje të fushës së edukimit dhe të shkencave shoqërore e qytetare. Themeluesit e IPA janë ekspert të njohur për kontributin e tyre akademik: Prof.Asoc. Dr Bujar Basha, Prof.Dr. Erleta Mato, Prof. Nikoleta Mita, Prof.asoc. Dr Sotir Rrapo, Prof.asoc. Dr Jetmir Alicka, Prof.Asoc. Dr Virgjil Nano, Prof. Fatbardha Gjini
Misioni
Misioni i IPA është të krijojë dhe promovojë standartet më të larta në fushën e edukimit dhe në fusha të tjera të shkencave sociale dhe praktikës profesionale. Në realizimin e këtij misioni, IPA do të drejtojë të gjithë punën e saj duke iu përmbajtur standarteve më të larta akademike për të dhënë një kontribut pozitiv në zhvillimin e individëve, institucioneve dhe shoqërisë e cila përballet me sfidat e ndryshimit.
Faqja 2 Projects
Projektet
Projektet e IPA kanë në fokus shkollën, mësuesit dhe komunitetin. Synimi i projekteve është përmirësimi i drejtimit të institucioneve arsimore, ndërtimi i kapaciteteve tek mësuesit apo drejtuesit e institucioneve arsimore, ndërtimi i kurrikulave në fusha të ndryshme, krijimi i praktikave të bashkëpunimit të shkollës me komunitetin si dhe njohja me konceptet e edukatës qytetare dhe mjedisore.
1. Edukimi mjedisor në shkollën shqiptare, 1995 Financuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)
2. Shkolla-një qendër e integruar për shërbime komunitare, 1999-2000 Financuar nga UNICEF
3. Mësuesit dhe njohuritë mbi BE, 1999, Financuar nga KE
4. Për një konceptim të ri të komunitetit në jetën e shkollës, 2001. Financuar nga FSHSHC.
5. Edukimi qytetar në shkollë, 2003-2005. Financuar nga TROCAIRE
6. Përgatitja e paketës didaktike dhe trajnuese për mësuesit dhe fëmijët e klasave përgatitore. Financuar nga UNICEF, 2009
Faqja 3 Services
Shërbimet
• Studime dhe botime në fushën e edukimit
IPA kërkon të promovojë standartet më të larta të kërkimit në fushën e edukimit. Qëllimi i kërkimeve është të kuptojmë dhe përmirësojmë standartet e edukimit në tërësi, në shkolla dhe në shoqëri si dhe të forcojmë debatin publik bazuar në kërkimet mbi çështjet që shqetësojnë sot edukimin.
• Libra në kuadër të prezantimit të praktikave më të mira në fushën e edukimit
• Përgatitja e paketave didaktike dhe trajnuese për mësuesit
• Studime vlerësuese; Artikuj në revista dhe gazeta pedagogjike
Ipa-al.org ~
Site Info
Whois
Trace Route
RBL Check
|
|
|
|